QELIA

Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos e bëj hanën fajtoreKur te ti më s’më sjell nataAta që ecin me këmbëUdhërrëfyese hanën kanëAta që ecin me zemërNë çdo rrugë vetë drita janë Çdo hajduti i duhet dritaPër […]
SHIJIM

Po nuk ndjeve mall,S’mund ta çmosh dashurinëUshqimin e shijojnë të gjithë,A mund ta shijosh urinë?Asnjëri s’e do gabiminTë gjithë e duan faljenËshtë lehtë ta shijosh takimin,A mund ta shijosh ndarjen?S’ka gjëra të ndaraKa përceptime të copëzuaraShijuesi ka vlerëAq sa ndihet e shijuara.○ Fatmir Muja
VAZHDO!

A ka mbetur gjë pa u thënë?A ke ngelur gjë pa u shkruar?S’ka të re asgjë mbi dheKrejt janë thënë, por s’kanë mbaruar.A ia vlen diçka të thuhetNëse s’ka vesh për këtë gojëA duhet diçka të shkruhetNëse s’ka kush të lexojëDerisa mbi këtë dhé kaNjë zemër që di të rrëfejëDo të ketë edhe një tjetërQë […]
GEGË TOSKA

Jam Gegë Toska, mbrapsht e mbarëJam i plotë, por jam i ndarëE kam gjuhën me shumë ngjyraNjë gjë shpreh në shumë mënyraPo s’po m’ban ma gjuha punëSe askush s’po m’pyet për gjaMue m’njohin mirë të tjerëtUnë s’due veten me njoftë hala Kur ta zë bishtin rrotaTa tregon vendin gjithë botaSi s’u mbusha një herë mendÇdoherë […]
FJALËT E NJË KALORËSI (FRAGMENT)

Shumë festa do të të vijnë, të dashurit pa i pasur pranëHyr në zemrën tënde se gjithnjë të dashurit aty janëUroji të gjithë me fjalët më të ndjeshme të ekzistencësAta që ndahen prej dynjasë, nuk ndahen edhe prej PrezencësFesto me ta brenda zemrës, aty është toka me shtatë qiejZemra që ruhet në zemër, festën me […]
GJUHA

Në Parafillim, në Shfaqjen HyjnoreDy cilësi iu dhanë veç gjuhës njerëzoreMe frymorë të tjerë, kështu s’paska ndodhurGjuhën kanë në gojë, por jo për të folurE gjuha njerëzore kur takon ushqimetPërveç se shijon, flet dhe për shijimetPor ama s’u bë, diçka sa për të thënëJo veç të ndiejë shije, por shije për të lënëÇdo shije s’është […]
CAK NUK KA ASPAK

Shkova përtej cakut që dikush të arrijë në cakMe cakun që të kuptohet se cak nuk ka aspakEgoja shikon kah toka, shpirti qiellin vështronToka ka caqe e kufij, po qiellin, me çfarë e kufizon?!Ja sa e lehtë është dhe sa të rëndë e shohimQielli nuk kufizohet, veç tokës kufijtë ia njohimKufijtë nuk bëjnë punë, kur […]
DIÇ DHE HIÇ

…ah, jo!Në ashk të gjitha shkojnë bashkëS’ka “këtë e dua!”, “kjo s’është për mua!”Germat janë si thërrime buke që nga shpirti thërrmohenPër ushqyerje ndahen, në ushqyerje bashkohenÇdo ndarje është takim, çdo ikje është kthimSi prerja e kërthizës që bëhet për vazhdimKur fëmija nga mitra e nënës të jetë ndarëBashkohet me nënën sërish, por duke qarëPër […]
DY RRUGË

Në Hartën e ParacaktimitDy rrugë janë, s’bëhen triO me mua në mungesëO me mua në praniPlaga s’vjen për shkak të dhembjesDhembja vjen për shkak të plagësDita vjen për shkak të diellitDielli s’ikën për shkak të natësNë këtë Hije që vjen nga DritaEkziston vetëm PraniaNë dy rrugët je i humburNëse s’ecën nga Dashuria. ~ Fatmir Muja
AS, AS!

As tradhtar, as besnikArmiqësisht bëhesh mikDhe miqësisht bëhesh armikMos u afro, por mos ikDhe kështu, me “as, as”Kur mungon, mungo me masëKur je tepër, mos u dukPor në zhdukje, kurrë mos humbEdhe ndarazi, sikur bashkëS’është gabim nëse është ashkNuk është faj, nëse është ndjenjëMos rrëfe, bëhu rrëfenjë! ~ Fatmir Muja
VETMIM

Ishim afër, por të ndarëJemi larg, por të bashkuarÇdo ilaç mund të ketë vlerëAq sa qenia është lënduarNë vetminë e të gjitha stinëvePa Ty isha, me Ty mbetaVeç përmendjes së Emrit TëndIlaç tjetër në dynja s’gjetaTë gjithë erdhën për të ikurS’janë dy gjëra ardhja dhe ikjaSe për shkak të takimitU gjallërua në dynja pritjaLe të […]
DRITA E ZEMRËS

Kur zemrës i mungon DritaSyrit çdo gjë i shfaqet e errësuarPadituri s’do të thotë të mos dishPor të dish në mënyrë të gabuarNga mungesa e Dritës në zemërNuk sheh dritën e asnjë zemreS’të çon padituria në shkurtpamësi,por dituria e rremeDrita nuk është një mendimAjo është njohje dhe dëshmiNëse dituria shembëllehet me detinDeti nuk njihet në […]