Po nuk ndjeve mall,
S’mund ta çmosh dashurinë
Ushqimin e shijojnë të gjithë,
A mund ta shijosh urinë?
Asnjëri s’e do gabimin
Të gjithë e duan faljen
Është lehtë ta shijosh takimin,
A mund ta shijosh ndarjen?
S’ka gjëra të ndara
Ka përceptime të copëzuara
Shijuesi ka vlerë
Aq sa ndihet e shijuara.
○ Fatmir Muja

QELIA
Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos