VETMIM

Ishim afër, por të ndarë
Jemi larg, por të bashkuar
Çdo ilaç mund të ketë vlerë
Aq sa qenia është lënduar
Në vetminë e të gjitha stinëve
Pa Ty isha, me Ty mbeta
Veç përmendjes së Emrit Tënd
Ilaç tjetër në dynja s’gjeta
Të gjithë erdhën për të ikur
S’janë dy gjëra ardhja dhe ikja
Se për shkak të takimit
U gjallërua në dynja pritja
Le të vdesin të gjitha pritjet
Se takimet më nuk duhen
Përveç Emrit Tënd të dashur
Fjalë të tjera të mos thuhen
Këtu më solle nga xheneti
Për ta thirrur Emrin Tënd
Larg e afër në qofshin të tjerët
Mos më bëj ta thërras askënd. ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

QELIA

Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos

SHIJIM

Po nuk ndjeve mall,S’mund ta çmosh dashurinëUshqimin e shijojnë të gjithë,A mund ta shijosh urinë?Asnjëri s’e do gabiminTë gjithë e duan faljenËshtë lehtë ta shijosh

VAZHDO!

A ka mbetur gjë pa u thënë?A ke ngelur gjë pa u shkruar?S’ka të re asgjë mbi dheKrejt janë thënë, por s’kanë mbaruar.A ia vlen