A ka mbetur gjë pa u thënë?
A ke ngelur gjë pa u shkruar?
S’ka të re asgjë mbi dhe
Krejt janë thënë, por s’kanë mbaruar.
A ia vlen diçka të thuhet
Nëse s’ka vesh për këtë gojë
A duhet diçka të shkruhet
Nëse s’ka kush të lexojë
Derisa mbi këtë dhé ka
Një zemër që di të rrëfejë
Do të ketë edhe një tjetër
Që rrëfimin do ta ndiejë
Je pasqyrë e ekzistencës
Vazhdo veten ta lustrosh
Veç kështu bëhet e mundur
Fytyrat t’i pasqyrosh
Sa më shum veten lustron
Aq më shumë dritën pranon
Po s’tu shfaq asnjë fytyrë
Të mjafton që je pasqyrë.
○ Fatmir Muja

QELIA
Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos