SHAH

Ushtarët në shah më shumë se një katror nuk lëvizinVetëm në pikënisje të lojës me dy katrorë i nxisinThuhet se ai që zbuloi shahun ishte një i burgosurMbase mund të ketë qenë veç një ushtar i syrgjinosurNë fund e kishte kuptuar edhe pse me vonesëPër të lëvizur kudo, duhet të jesh mbretëreshëPo i mjeri ushtar […]

NATA E FUNDIT NË TIRANË

Ja si fshihet dielli larg Dajtit e ia sjell edhe një natë Tiranës!Nata çdoherë na e kujton një fund sepse çdo natë është fundi i një diteKur dielli të ketë perënduar për një anë të botës,Sërish i falë dritë asaj ane nëpërmjet hënës, që errësira të mos e pushtojë tokën.Kandili i jetës rri i ndezur […]

MBRETI DHE MURTAJA

Arkitektët, muratorët në mbretëri mbreti kish’ sjell: “Ju të zotët e kësaj pune, ma ndërtoni një kështjellë, Dua t’ketë mure të trasha dhe të jenë pa dritare, Brenda tyre murtajë e sëmundje të mos munden të hyjnë fare, Veç një dritarëz do ta lini, një frengji sa për ajër, Brenda saj do jem i ruajtur…” […]

PA MARRËVESHJE

Po të ishim dashur Për marrëveshje nevojë s’do të kishim pasur Të dashurit s’kanë përse të merren vesh për diçka Zemrat në asgjë mund të gjejnë Gjithçka Gjuhët e gjithë botës, kur s’duhemi, nuk vlejnë Marrëveshje mund të bëjnë zemrat që nuk ndiejnë Në dashuri zemrave s’u duhet marrëveshje Se të dashurit lojën s’e shndërrojnë […]

MIRËMËNGJESI!

Mirëmëngjesi jetë, mirëmëngjesi botë Mirëmëngjesi Qiell, mirëmëngjesi Tokë Mirëmëngjesi Diell që ngroh shpirtin tim Jeta qenka dhimbje, jeta qenka gëzim Sëmundja dhe ilaçi janë miqtë më të mirë Me kohë njëri-tjetrit i thonë lamtumirë Ata do miqësohen aq sa ka nevojë Kur largohet sëmundja, ilaçi do shkojë Zgjohu ti me mua, le të zgjohen zemrat […]

PËRNDRITJE

Besoja se njerëzit i ndan largësia,por e ndjeva se i ndan shpërfillja,Mendoja se dashuria buron nga sytëkur pashë të verbërit se si duheshin,kuptova sa i verbër jamKujtoja se dashuria gjallërohet nga fjalët,kur pashë shurdhmemecët se si shpreheshin,kuptova sa shurdhmemec jamGjykoja se njerëzit tradhtojnë njëri-tjetrinpor u bëra i vetëdijshëm që secili tradhton veten:ca burra shpirtin, ca […]

LETËR VËLLAIT

I dashur vëlla! Ne nuk po dimë më të përgjigjemi sepse kemi harruar si pyetet Nuk po e shohim më të vërtetën si qiellin mbi det sepse po shikojmë pa menduar për sytë e sytë shohin shumë, por jo veten I dashur vëlla! Në mes të shkretëtirës Është lodhur një deve duke bartur ujin mbi […]

PA EMRA E MBIEMRA

Para se të njiheshim, ishim bashkë Tani që njihemi, jemi të ndarë A mund të mos njihemi sërish? Që të mos jemi kaq zemërvrarë A mund të thirremi pa emra e mbiemra Ç’na duhen fjalët, kur s’flasim me zemra? A mundemi njohjen në çnjohje ta kthejmë, Si s’mundkemi të duhemi, kur mund të urrejmë? Në […]

MALL PËR VETEN

Kur malli më mori për veten e gjithë ekzistenca qauTrupi im një peme të pagjelbëruar i ngjauNjë degë me fruta plotë jetë sëpata nga trungu e ndauNjë vjeshtë e papritur erdhi, gjethet i këputi e i thauPo rrënjët e mia nuk vdiqën edhe pse fati i vrauDikush që shumë më lavdëronte, më shumë nga të […]

MALL

Kur shpalos mallin për ty, Qiejt e zemres më copëtohen Dashuria i mban bashkë Edhe ata që s’takohen Disa plaken pa jetuar Disa ikin, por jetojnë Vetëm majat më të larta Përgjithmonë dimrat durojnë Kur vetëdija mbetet gjallë Mallëngjehesh, por pa vuajtur Sa më shumë ta njohësh veten Aq më shumë ke për ta ruajtur […]

QAJ E QESH

Çdo vdekje dëshmon për një jetë e çdo ilaç për një sëmundje Çdo qenie në botë lëviz drejt asaj që do se zemra s’ka fuqi t’i thotë dashurisë “jo!” Bletët takohen me lule për hir të nektarit E fluturat për hir të dritës digjen në flakën e zjarrit Përmallimi i shpirtrave të dashuruar është më […]

KËTU DHE TANI

Kur e do dikë, i do të gjitha gjërat që kanë lidhje me të E dashur bëhet sofra ku i dashuri ushqehet E dashur bëhet fjala me të cilën rrëfehet I dashur bëhet emri me të cilin quhet Për të s’pyet “A mundem?”, për të pyet “A duhet?” E dashur bëhet dera ku ai hyn […]