Besoja se njerëzit i ndan largësia,
por e ndjeva se i ndan shpërfillja,
Mendoja se dashuria buron nga sytë
kur pashë të verbërit se si duheshin,
kuptova sa i verbër jam
Kujtoja se dashuria gjallërohet nga fjalët,
kur pashë shurdhmemecët se si shpreheshin,
kuptova sa shurdhmemec jam
Gjykoja se njerëzit tradhtojnë njëri-tjetrin
por u bëra i vetëdijshëm që secili tradhton veten:
ca burra shpirtin, ca gra trupin
Po e kundërta, a nuk mund të bëjë vaki?
Për ta thënë, duhet t’i takosh të kundërtës,
prandaj nuk e di. ○ Fatmir Muja

QELIA
Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos