KUBJA E SHPIRTIT

Hë?Pse ngjyra jonë s’është më?Nëse nga përzierja e dy ngjyrave përfitohet njëNga mospërzierja e tyre, ajo do të mungojë gjithnjë. Mos pyet ku është gjelbërimi i degëve të miaTani jam veç gjeth i këputur nga pemaEdhe po takove zemra që më takuanNuk ka kush ta thotë sa mall ndjeu zemra Shih sa i bukur është […]
DERA E LUTJEVE

Kush ta çmon praninë, e di sa ke vlerëPor veç derës Sate, unë s’kam tjetër derëAq sa takimi, ka vlerë edhe pritjaSe nuk mund të ndahen tingulli dhe trokitjaS’ka asnjë derë tjetër ku mund të trokasÇfarë më duhet zëri kur për ty nuk flas?Ç’më duhet të ngrohem, kur për Ty nuk digjem?Çfarë më duhen thirrjet, […]
MUSAJA DHE QERBELAJA

Në atë fushë ku s’vijnë pranveratLoti dhemb më shumë se gjakuÇfarë ka më të bukur se vdekja?Përmes saj kthehemi te Haku Vdekja e bukur është për të gjithëJanë veç kthimet që dallojnëKur bashkohet nefsi me trupinKthimin shpirtit ia shëmtojnë S’vret goditja e armiqveSa e miqve të pandehurS’të bën gjë armiku i shfaqurÇfarë të bën armiku […]
SUKUN

Ti që hojet e zemrës m’i mbush me mjaltin e amshueshëmMe ajkën Tënde jam rritur, prandaj jam i paharrueshëmJam si elifi që me germat e tjera s’lidhet, por lidh të gjitha të tjeratNë malet e zemrës ruaj dimrin, në shpirt të gjitha pranveratNë kosheret e mia rrjedh mjalti i të gjitha luleve të ekzistencësNëpërmjet mungesës […]
TAVAF

Nuk jam Njëshi, por jam njëJam i plotë kur s’kam asgjëSa herë vdes jam më i gjallëVeç për sexhde vlen ky ballëUnë jam Pika e bismilahitEdhe F-ja e FatihasëS’jam i bukur si JusufiPor njoh dhembjet e ZulejhasëNjoh marrëzitë e MexhnunitEdhe nazet e LejlasëJam i dashur në dynjaPor s’i bëhem rob dynjasëI kërkoj ndjesë çdo zemreQë […]
ËSHTË, POR S’ËSHTË

Është ardhje, por jo mbërritjeËshtë ikje, por jo largimËshtë vetëm takim trupashShpirtrat bashkë janë në PafillimËshtë prani, por s’është plotësimËshtë mungesë, por s’është nevojëAq sa e gjen zemrën te tjetriPo aq zemra do ta dojë. ~ Fatmir Muja
SOFRA E MALLIT

Mungesa e të dashurve është agjërimMalli për ta është njohje, takimi iftarSi mund ta njohësh vlerën e një zemreNëse kurrë nga ajo s’je ndarë?Tejngopja është më e dëmshme se uriaMalli është më i bukur se lëndimi nga praniaHesht, mungo dhe zhduku që të mos lëndoshDhe ji i pranishëm veç kur mund të gëzoshPritja në sofrën […]
LETRA E MEXHNUNIT

Në letrën bosh, pika zuri vendMbas bismilahit, Lejlaja u përmendDhe sapo u shkrua emri i LejlasëLetra bukurinë ia mori dynjasëKush me dashuri dëgjon dhe shehFjalët e Mexhnunit menjëherë i njehKur boja e lapsit përzihet me mallShkrimi do ta bëjë çdo letër të gjallëDhe shkroi Mexhnuni i djegur në ashkS’ka sherbet pa qenë ujë e sheqer […]
NGJYRA E ASHKUT

Merre gjakun dhe lotët e mi,për lapsin tënd bëji ngjyrëM’i shkruaj germat në zemërPastaj më lexo në fytyrëDhe shih sa gjethe kanë rënëNga Pema e Shpirtit timKanë braktisur degëtSe me Rrënjën duan takimNgjyra e qenies simePër lapsin tënd është bërëLapsi pa ngjyrën e tijKurrë nuk bëhet i tërëShkruaj për mallin tonëQë s’ka lot që e […]
NESËR!

Nesër nga qielli i zemrës do të pikojnë shumë lotPër germat që nesër do të vdesin, qefinin kam bërë gati sotNë magjen e kujtimeve tona, nesër nuk do të ketë miellUri do të ndiej në tokë, i ngopur do të jem veç në QiellNë divanin e kujtimeve si drandofile do të mbijAty ku je ti, […]
AS HERËT, AS VONË

Qielli pikon mall, toka qëndis dhembjetAskush përveç Njëshit, zemrës s’ia njeh gjendjetStinët tona qajnë për një përqafimNëse nuk ka ndarje, pse s’paska takim?Nëse nuk ka ikje, pse paska largim?Ç’bukuri dynjaja ka pa përmallim?Po aq sa takimet, janë të bukura ndarjetPo s’ndodhën gabimet, a mund t’i ndiejmë faljet?Po a quhet ashk ai që nuk ndez mallAs […]
HOJET DHE ROJET

Kishte lule fusha plotNë pranverën e një ashkuDolën bletët nga kosherjaPër të marrë nektar së bashkuSimfonia e ekzistencësKumbonte nga gumëzhimaÇdo petale bëhej vargPoezi e gjallë me rimaPo për dreq bëri vakiQë një bletë të lajthisteNë vend të luleve me nektarMori diç që s’i përkisteKur u kthye te kosherjaNë prag e ndaluan rojet:“S’je e denjë më […]