LETRA E MEXHNUNIT

Në letrën bosh, pika zuri vend
Mbas bismilahit, Lejlaja u përmend
Dhe sapo u shkrua emri i Lejlasë
Letra bukurinë ia mori dynjasë
Kush me dashuri dëgjon dhe sheh
Fjalët e Mexhnunit menjëherë i njeh
Kur boja e lapsit përzihet me mall
Shkrimi do ta bëjë çdo letër të gjallë
Dhe shkroi Mexhnuni i djegur në ashk
S’ka sherbet pa qenë ujë e sheqer bashkë
Ca bimë të ndara për ilaç nuk njihen
Kanë vlerën e duhur vetëm kur përzihen
Ka një lloj luleje që nuk mban erë shumë
Bashkimi me tjetrën mund ta bëjë parfum
A duhen parfumet, kur ti s’më merr erë?
Kur për ty nuk shkruaj, germat a kanë vlerë?
Ç’duhet ndarja e trupave, kur shpirtrat bashkë janë
Të dashurit veç ndarjes asgjë frikë nuk kanë
E lexoi letrën që kishte qëndisur
Tha: ta vë adresën Lejlasë për t’ia nisur
Sakaq iu dridh zemra, toka iu ngushtua
A nuk është Lejlaja, këtu brenda, në mua?
Ku do ta dërgosh letrën o i pabesë?
Në cilën vendndodhje, në cilën adresë?
Ku mund ta marrë Lejlaja këtë letër
Kur veç zemrës sime nuk ka adresë tjetër
Ku dërgohen fjalët që i shkroi zemra
Ashiku s’është jashtë, kur ashku është brenda
Diçka që shkrihet, kurrë nuk ndahet më
Shkruesi dhe lexuesi nuk janë dy, por një. ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

QELIA

Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos

SHIJIM

Po nuk ndjeve mall,S’mund ta çmosh dashurinëUshqimin e shijojnë të gjithë,A mund ta shijosh urinë?Asnjëri s’e do gabiminTë gjithë e duan faljenËshtë lehtë ta shijosh

VAZHDO!

A ka mbetur gjë pa u thënë?A ke ngelur gjë pa u shkruar?S’ka të re asgjë mbi dheKrejt janë thënë, por s’kanë mbaruar.A ia vlen