SOFRA E MALLIT

Mungesa e të dashurve është agjërim
Malli për ta është njohje, takimi iftar
Si mund ta njohësh vlerën e një zemre
Nëse kurrë nga ajo s’je ndarë?
Tejngopja është më e dëmshme se uria
Malli është më i bukur se lëndimi nga prania
Hesht, mungo dhe zhduku që të mos lëndosh
Dhe ji i pranishëm veç kur mund të gëzosh
Pritja në sofrën e mallit dëshmon sa vlen ushqimi
Për trupin është ngopja, për shpirtin shijimi. ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

QELIA

Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos

SHIJIM

Po nuk ndjeve mall,S’mund ta çmosh dashurinëUshqimin e shijojnë të gjithë,A mund ta shijosh urinë?Asnjëri s’e do gabiminTë gjithë e duan faljenËshtë lehtë ta shijosh

VAZHDO!

A ka mbetur gjë pa u thënë?A ke ngelur gjë pa u shkruar?S’ka të re asgjë mbi dheKrejt janë thënë, por s’kanë mbaruar.A ia vlen