ME DORËN NË ZEMËR

Zemra mund të punojë pa dorënPor dora pa zemrën s’punon dotGjallesat e tjera nuk kanë duarPor asnjëra pa zemër s’gjallon në botëMe dorën në zemër të gjithë përshëndetiQë zemrës sate të mos i hysh në hakMendja kërkon kohë për t’i njohur njerëzitPor për njohje zemrës i duhet shumë pakMendja bën pyetjet dhe vetë përgjigjetPor s’i […]

AKREPAT PREJ TRËNDAFILI

Akrepa prej trëndafiliOra e të dashurve kaQysh në ParafillimKoha e tyre u ndaKur i mungojnë njëri-tjetritKoha e tyre zgjatetPo a thua me këtë orëMungesa si mund të matet?Do ta ndiesh mor’ i uruarNëse mungesa të dhembNjëri akrep është petaleE tjetri është gjembKur janë pranë njëri-tjetritKohën petalja matDhe gufon aromaDeri në Qiellin e ShtatëPor kur të […]

LLOGARITJE DHE PËRNDRITJE

Nëse numrat nuk i sheh veç si shifraNë çdo përllogaritje, ka një përndritjeKur është i saktë rezultati i përllogaritjesDomethënë që numrat janë parë sipas PërndritjesPor kur rezultati del i gabuarTi je përgjegjës për hesapin e ngatërruarTa bëjmë më të thjeshtë këtë gjë?Rezultati i saktë ekziston gjithnjëNë rastet kur ai del i lajthiturS’kanë faj numrat, por […]

NDARJET E BUKURA

Lotëve u ngjajnë gjethetQë s’i mban më pemaLotët nga sytë ndahenKur s’mund t’i mbajë zemraA nuk është i bukur,Çdo gjeth që u këput?Lutu për të dashuritPor kurrë mos i lutNëse duan të ikinMos kërko të qëndrojnëPërcilli siç duhetLutu bukur të shkojnëLe të bien si gjetheLe të bien si lotNesër mund ta dishSa kanë vlejtur sotNdarjet […]

MASKA

Ndjenja për dikë kurrë s’do të më vdisteNëse vetë ai nuk do të ma vristePor fundet kur vijnë, dëshmojnë për fillimetSecili mbaron siç i ka qëllimetMe maskë kush afrohet, pa të do të largohetKur t’i ketë rënë maska, për maskë do të kujtohetAshku për dikë kurrë s’do të më venitejNëse nga ai vetë nuk do […]

GJETJA E ZEMRËS

Nuk është për shkak të fjalëveQë fjalët në një zemër mbetenËshtë për shkak se një zemërTe ti ka gjetur vetenNuk është e rëndësishmeNëse qëndroi pak a shumëFjalët që iu mbollën në zemërDo t’i mbijnë pafund. ~ Fatmir Muja

ORA E TAKIMIT

Ata që duan të të harrojnëNuk mund të të mos kujtojnëRrugët që nga i dashuri të largojnëTe i dashuri të çojnëNjë rrugë quhet “Mosmirënjohje”E tjera “Faleminderit!”Kush s’kthehet nëpërmjet parajsësDo të kthehet nëpërmjet ferrit Nuk ka rrugë të re a të vjetërQë të çon diku tjetërLumi s’jeton pa buriminPor me detin s’e shmang takiminÇfarë u shkrua, […]

MË MIRË!

Më mirë të jetosh me kujtimeqë deri në Ditën e Gjykimit dhembinSesa me kujtime që s’dhembin,por ti ndien keqardhje që me ngjarjet e tyreke mbushur kohën dhe vendin. Më mirë deri në frymën e fundittë kesh qarë nga mungesa që ndien për dikësesa të pendohesh që e ndave kohën me të. Më mirë të përlotesh […]

MIRËUPAFSHIM!

Po afrohet çasti i takimit tonëEdhe pse të ndarë, bashkë ishim gjithmonëAs shpirti me trupin s’mbeten të pandarëS’mund të mos dhemb njëri, kur tjetri është vrarëShpirti është Fryma, trupi është baltaS’mund të jetë e ulëta, po nuk qe e lartaVeç kur Fryma baltën e bëri të gjallëDheu dashuroi, balta ndjeu mallS’ka asgjë në botë që […]

TRI FLUTURA

Po i pe tre krimbaMbase s’të pëlqejnëKur të jenë bërë fluturaTë zgjojnë tjetër ndjenjëNgjyrat më të bukuraBrenda krimbit ruhenSe krahëve të fluturësNesër do t’i duhenTre krimba u bënë fluturaTë ngjizura me ashkDrita e një kandiliNjë natë i bëri bashkëFestuan rreth dritësQë e deshën shumëKush dashuron flakënDo të bëhet shkrumbPor ç’ndodhi me toS’kemi pse ta themiVetëm […]

UJI I JETËS

Dashuria është Uji i Jetës,uji lag çdo gjë dhe prapë mbetet vetvetja,Kohëzgjatja pa ujë s’e mëson qenien të jetojë e etshme,por thjesht e bën të vdesë nga etja. ~ Fatmir Muja

DHEMBJET JANË DËSHMI

Dhembja dhe dashuria s’mund të jenë të ndaraPo u shfaq e dyta, aty është edhe e paraQofshin të pranishme, ose jo ilaçetNuk ndryshon asgjë, dhembja do të shfaqetNë tokë e në qiell, dhembjet janë dëshmiQë zemrat janë gjallë, s’janë pa dashuriAtë që e do, zemra e përmendVeç zemrës së vdekur asgjë nuk i dhembIlaçet janë […]