TRI FLUTURA

Po i pe tre krimba
Mbase s’të pëlqejnë
Kur të jenë bërë flutura
Të zgjojnë tjetër ndjenjë
Ngjyrat më të bukura
Brenda krimbit ruhen
Se krahëve të fluturës
Nesër do t’i duhen
Tre krimba u bënë flutura
Të ngjizura me ashk
Drita e një kandili
Një natë i bëri bashkë
Festuan rreth dritës
Që e deshën shumë
Kush dashuron flakën
Do të bëhet shkrumb
Por ç’ndodhi me to
S’kemi pse ta themi
Vetëm për një gjë
Dëshmitarë do t’jemi
Cilado prej tyre
Që flakën ka braktisur
Nga djegia ka ikur
Te vdekja është nisur
Në krimb s’kthehet flutura
Por do vdesë patjetër
Nëse jo në flakë
Në një mënyrë tjetër
Meqë ndryshe s’bëhet
Më mire vdis me ashk
Po u fik kandili
Me të dashurin s’je bashkë
E po nuk u dogje
Në këtë zjarr të bukur
S’vlen as sa një krimb
S’bëhet fjalë për flutur. ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

QELIA

Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos

SHIJIM

Po nuk ndjeve mall,S’mund ta çmosh dashurinëUshqimin e shijojnë të gjithë,A mund ta shijosh urinë?Asnjëri s’e do gabiminTë gjithë e duan faljenËshtë lehtë ta shijosh

VAZHDO!

A ka mbetur gjë pa u thënë?A ke ngelur gjë pa u shkruar?S’ka të re asgjë mbi dheKrejt janë thënë, por s’kanë mbaruar.A ia vlen