FJALËT E MIA JANË FESTË, POR JO ÇDO HERË DO TË FESTOSH

Përshëndetje!E di që ti doje të të flisja e heshtjen midis nesh ta vrisjaCopëzat e mozaikut të shpiritit tim në murin e zemrës sate t’i ngjisjaEpo mirë, unë do të të flas edhe pse heshtje kurrë nuk ka pasurSe për të folur shpirtrat, fjalët nuk u janë dashurNë librin e shpirtit tim faqet e jetës […]

KUJT I DHEMBIN NDARJET, S’I HARRON TAKIMET

Zemrës që nuk pëson shndërrim nga dashuriaNuk i dhemb mungesa, nuk e gëzon praniaDëshmitar është malli sa dhembin ndarjetKu s’bëhen gjynahet, s’mund të ndodhin faljetNjë zemër që ndizet, s’i bën dritë veç vetesAjo është kandil për rrugët e jetësRruga është e njëjtë, të ndryshme rrugëtimetKujt i dhembin ndarjet, s’i harron takimet. ~ Fatmir Muja

Në Dashuri s’ka vonesë as ngutje

Çdo tingull është thirrje, çdo thirrje është lutjePër Zemrën e Gjallë, të vdekur s’ka asgjëVeç për zemërvdekurit ndarja është shkëputjeKur s’e do dikë, nuk ndien mall për tëSe në Dashuri s’ka vonesë as ngutjeThirrësi dhe i thirruri, nuk janë dy, por NjëNëse vetë lutja nuk është përmbushjePërmbushja e lutjes nuk të duhet gjë. ~ Fatmir […]

JETA JOTE VLEN AQ SA DO TË NDIEJË ZEMRA

Kur je miell i mirë, por brumë i papjekurS’je as për të të prirë, e as për të të ndjekurS’je as për të të ngrënë, e as për të të lënëS’je as për të të mbajtur, e as për të të përzënëSi i bëhet pra kësaj pune “as, as”?Hyr në zjarrin tim dhe piqu me […]

Atë që ndjek zagari, do ta marrë gjahtari…

Ka dy mënyra për ta humbur kohën:Të gënjesh ose ta dëgjosh gënjeshtarinNëse je i dyti, do ta ndihmosh të parinAshtu si zagari që ndihmon gjahtarinEpo, mos bjer edhe më poshtë se gënjeshtari,se atë që ndjek zagari, do ta marrë gjahtari. ~ Fatmir Muja

Të arrish në fund e të mos e gjesh mbarimin…

Dashuria është të japësh gjithçka e asgjë të mos marrëshTë jesh zemërthyer dhe sërish të falëshTë jesh i lumnuem “pse-në” pa e kuptuarTë jesh i çmendur me vetëdije të kulluarTë jesh njëkohësisht në burg dhe i çliruarTë dish gjithçka e të mbetesh i paditurTë biesh përdhè e në Qiell të jesh ngriturTë pendohesh ende pa […]

Qëllimi i rrugëtimit s’janë rrugët, sado qofshin të gjata.

Në Librin e Rrugës sate shumë gropa janë gërmuarDisa janë për t’u kapërcyer, ca të tjera për t’u mbuluarQë ta kapërcesh një gropë, duhet bërë ca hapa mbrapaQëllimi i rrugëtimit s’janë rrugët, sado qofshin të gjataMbulimi i një grope, s’të bën rrugëtar të vonuarSot je mbulues, nesër i mbuluarMbulo bukur,që edhe kur të jesh mbuluar,prapë […]

S’JE ME TË, POR ËSHTË ME TY

Këtu është, por mungonEdhe niset, edhe s’shkonEdhe ikën, edhe mbetetEdhe humb, edhe nuk tretetÇ’është ky mall, ç’është kjo gjendjeS’je i sëmurë, por ndien dhembjeS’je me të, por është me tyTë sheh në zemër, jo veç në syDashuri po ndjeu zemraS’je në qendër, je vetë Qendra. ~ Fatmir Muja

PUSHTETI I DASHURISË NUK I LË VEND DASHURISË PËR PUSHTET

Kur pushteti i dashurisë nuk i lë vend dashurisë për pushtetHeshtja e ekzistencës me të gjitha gjuhët e botës fletS’ka gjuhë të huaja, të gjitha gjuhët na përkasinLiria e vetëshprehjes së njerëzve matet me aq sa të vërtetën flasinAty ku dashurohet, s’ka nevojë të mendohetMendimet bëhen të pranishme kur diçka nuk shijohetNë çastin që shijon, […]

NGA FRUTI S’MERR LËNG TJETËR VEÇ ATIJ QË KA BRENDA

Njëri e shau tjetrin dhe s’la gjë të ligë pa i thënëTjetri qëndroi në heshtje sikur Hyjnorja gjuhë të mos i kish’ dhënëHeshtja acaroi sharësin dhe të sharit i tha me zemërim:Aman, përse nuk më shan, apo e meriton këtë përçmim?I shari e pa qetësisht dhe buzëqeshja në fytyrë iu ngjall“E ku t’i gjej të […]

ASGJË S’NA POSHTËRON VEÇ DIJES SË GABUAR

Kur tjetrin e duam, veset e mangësitë s’ia shohimKur tjetrin e urrejmë, virtytet dhe vlerat s’ia njohimKështu katandisemi gjithnjë në greminat e jetësJo për shkak të tjetrit, por për shkak të vetesS’na lëndon padija, as fati i shkruarAsgjë s’na poshtëron veç dijes së gabuarI vetmi gjynah – mosnjohja e vetesUshqehemi me gënjeshtra në emër të […]

Një lutje e heshtur nxjerr pafundësisht zëra.

Fundi i një nate dëshmon për agiminFundi i një dite dëshmon për vazhdiminDielli s’lind me lindjen, nuk vdes me perëndiminZemra e dashuruar nuk e njeh mbariminNjë lutje e heshtur nxjerr pafundësisht zëraAsgjë veç mendimit, s’të ndan nga E TËRANë Dheun e Jetës mos qëndro veç farëBëhu trung me degë, nga Dielli i pandarëGjelbërohu e thaju, […]