Në qenien tonë është mbjellë zemra jonë si farë.

Nëse duhet, me lotët e tu gatuaje bukën e dhuroja botësNë dheun e trupit tënd mbill lule që aromë t’i japësh TokësBëhu kurban në çdo çast si fara e fshehur në dhéKur është e gatshme të çahet, lulëzon një jetë e reNë qenien tonë është mbjellë zemra jonë si farëAjo është me ne, por ne […]

Kur humbet risia, fillon mërzia.

Kur humbet risia, fillon mërziaNjerëzit mbeten bashkë, por i vret vetmiaRri me Frymën tënde që të mban në ekzistencëTi nuk je mungesë, gjithnjë je Prezencë. ~ Fatmir Muja www.fatmirmuja.net, Shkurt 2020

Mendimet do të jenë dorëzuar kur gjërat t’i kesh shijuar.

Kur t’i jesh dorëzuar Dashurisë, marrin kuptim të gjithë EmratFjalët bëhen të gjalla vetëm kur të jenë ngjallur zemratMendimet do të jenë dorëzuar kur gjërat t’i kesh shijuarNë kujtesë do të bëhen shëruese, kujtimet që të kanë lënduarPër dëshirat e papërmbushura, do të jesh falënderuesDashuria bëhet e denjë vetëm nëse je dashuruesVetëm takimi me Veten […]

Tingulli nuk mund të jehojë nëse s’ka ndodhur goditja.

Durimi nuk mund të provohet nëse s’ka ndodhur pritjaTingulli nuk mund të jehojë nëse s’ka ndodhur goditjaNjë derë mbetet e gjallë nëse nuk vdes trokitjaÇdo numër që pjesëtohet me veten, mbetet vetëm njëPjesëtohu me veten tënde dhe njihu një çikë me tëKur ti troket në një derë, diçka kërkon gjithnjëTrokitjet e zemrës sate, kërkojnë nga […]

Aq sa ke pasur zemër, në zemra kanë për të të mbajtur

Ti je i pranishëm kudo që ke vajturAq sa ke pasur zemër, në zemra kanë për të të mbajturAq sa ke qenë i vlefshëm kanë për të të ruajturAq sa ke dhënë dashuri në takim, ndarjen kanë për ta vuajturTi je Pema e Jetës që me lotët e tu je ujiturPër ty s’ka dëshpërim se […]

Asnjëri s’të duhet, të gjithë janë të duhur.

Mos ia kujto asnjë zemre që je gjallë,Edhe nëse për harrimtarët e tu ndien mallAskush s’të ka harruar pa dashje, pa hirPër secilin lutu, asnjërin mos e thirrLutja është Thirrje në Qendrën e JetësKush të mban në zemër, nuk të ndan prej vetesLutja është kujtim për gjithë harrimtarëtNga i njëjti diell ngrohen gjithë të ndarëtLutja […]

Bukuria s’ekziston, nëse nuk je i vetëdijshëm.

Nëse guxon të mos jesh, gjithnjë do të mbetesh i pranishëmBukuria s’ekziston, nëse nuk je i vetëdijshëmLulet që ti i sheh si të bukura, gomari i sheh si ushqimAman, ç’ke që burgosesh në një përceptim?!Shikuesi je ti, e shikuara ajo që shehKush ekziston vërtetë, ti apo ajo që njeh?!Ti je për të folur për gjërat […]

Drita jote jeton aq sa ke guxuar të digjesh.

Zjarri digjet aq sa ka lëndë për ta mbjatur flakën gjallëQenia jote jeton aq sa për Të Dashurin ndien mallDrita jote jeton aq sa ke guxuar të digjeshSasia e hirit tënd është aq sa ke guxuar në flakë të shkriheshMirësitë e tua peshojnë aq sa në peshore s’i ke vënëFjalët e tua vlejnë aq sa […]

Asgjë nuk zhduket, gjithçka shndërrohet.

Përtej çdo dere, jetë ke për të gjeturNë qoftë dhoma bosh, prania ka mbeturEdhe nëse flitet për zemra të ndaraAty ka ngelur e qeshura dhe e qaraAty janë fjalët që kurrë nuk fshihenMe vesh më s’dëgjohen, por me zemër ndihenAsgjë nuk fshihet në këtë QenësiGjithçka dëshmi mbetet në PraniGjithçka që mendja ta shpërfill përpiqetËshtë hi […]

Ti je nga të gjitha anët, por nuk i takon asnjë ane.

Kur largohesh nga të dashurit, merri të dashurit me veteAta ishin dhe mbeten ngjyrat e pikturës së kësaj jeteÇanta e udhëtimit ka vend për ca gjëraVeç zemra është ajo që i ze të tëraMerre zemrën me vete dhe shko edhe ku mendja s’guxonNga njerëzit do të harrohesh, kur njerëzit i harronNë zemrën tënde ka male […]

Ujit i duhet kohë për të vluar dhe veç një çast për t’u avulluar.

Gjynahet janë plagë që qeniet tona godasinPo qëlluan në vend të ndjeshëm, mund edhe të na vrasinS’ka plagë pa gjurmë, por ka gjurmë pa plagëVeç veten ke afër, të tjerët janë largJashtë zemrës sate po kërkove prehjenNë vend të shërimit do ta gjesh veç dehjenShpirti nuk harron kurrë me u lumnuePor egoja s’dorëzohet, pret jetën […]

Asgjë s’na godet më fort se plagët që s’shërohen, por dehen.

Dhembja që shkaktohet nga ndarja dëshmon sa ka vlejtur takimi,Fundi i rrugës dëshmon sa ka vlejtur rrugëtimi,Vetëm dashuritë e thella, plagë të thella shkaktojnëGermat e bashkuara për ndarjen tonë tregojnëFjalët tona të varfëra botën e pasurojnëDikujt ia thellojnë plagët e dikë e shërojnëNëse nuk bëhemi lutje, lutjet kundër nesh kthehenAsgjë s’na godet më fort se […]