ASGJË S’NA POSHTËRON VEÇ DIJES SË GABUAR

Kur tjetrin e duam, veset e mangësitë s’ia shohim
Kur tjetrin e urrejmë, virtytet dhe vlerat s’ia njohim
Kështu katandisemi gjithnjë në greminat e jetës
Jo për shkak të tjetrit, por për shkak të vetes
S’na lëndon padija, as fati i shkruar
Asgjë s’na poshtëron veç dijes së gabuar
I vetmi gjynah – mosnjohja e vetes
Ushqehemi me gënjeshtra në emër të Së Vërtetës.
○ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË

S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë