Ku shkohet me zemër, ti je vetë vendmbërritja

Me lotët e përgjakur të ashikëve mbushet Deti i PafundAshku ka mbetur kudo, dashuronjësit askundSado të marrësh uji nga deti, sasia e tij nuk pakësohetSado të të japë mall dashuria, ekzistenca nuk shterohetPër takim me Oqeanin, të gjitha burimet ndiejnë mallSa më të mëdha të jenë pengesat, rrugëtimi bëhet më i gjallëKu shkohet me zemër, […]

KUSH DO DRITËN, PRANON FLAKËN

Po nuk bëri dritë qiriuPo s’e deshi flutura dritënNjëri bëhet rob për natënTjetra bëhet rob për ditënPor ç’t’i bësh, kështu është ashkuKush ka zemër, dashurohetSapo të jetë ndezur qiriuEdhe flutura do të afrohetDuke rritur flakën së bashkuMë të bukur e bëjnë jetënNjë qiri s’e djeg një fluturPo s’e dogji edhe vetenDashuria do t’i bëjë hiNjërën […]

Ku ndërhyn mendimi, s’mund të ketë vetëdije.

“Mendimi yt është i gabuar.Kaq dhe mos e shfaq!”“Epo, nëse është mendim,s’ka si të mos jetë gabim,sepse të gabuarit lind nga të menduaritMendimi është mitra ku ngjizet gabimiAty ndizet ferri, të djeg kundërshtimiPër të mos qenë gabim,,s’duhet të jetë mendimDuhet të jetë gjendje, përndijim dhe shijeKu ndërhyn mendimi, s’mund të ketë vetëdije.” ~ Fatmir Muja

S’KAM PËRGJIGJE, PËRGJIGJE JAM

As mungesa, as praniaNuk të shmang nga dashuriaSi ndarazi, si bashkëZemrat gjallë janë veç në ashkAs brenda, as jashtëMos hap derën, bëhu pragNë qofsh dashuronjës i denjëDashuria vetë të gjenShkoj e kthehem pa lëvizurDhe arrij pa u nisurMos më pyet si bën vakiNuk ka dysh në dashuriS’kam përgjigje, përgjigje jamJam i varfër, gjithçka kamÇdo dashuronjës […]

ÇDO MËKAT KA NJË FAT

Gjynahqar, zemërvrarëAs urryes, as i urryerTi nuk do të thyesh zemraPo prapë mbetesh zemërthyerÇdo mëkat ka një fatPër t’u kthyer në pendimTi nuk do të pikëllosh shpirtraPo prapë mbytesh në pikëllimA s’të vjen keq për vetenTrëndafil të tjerët të njohinSe ç’bën ti me gjembat e tuNuk e dinë se nuk të shohinDy ditë duron si […]

PA MEND JAM, ARSYE KAM

Ti je unë, por unë s’të ngjajMë rri afër, por larg të mbajPa mend jam, arsye kamNamin bëj, por nuk lë namJam gjithçka, por mbetem hiçKam miqësi edhe pa miqJam i kthjelltë, por jam gafilSi një gjemb në trëndafilKur të shpoj, veten lëndojDhe marr mësim sa herë të mësojKur të gjakos, vetë përgjakemAs nuk mbahem, […]

Në brendinë e zemrës së gjallë, ndjenjat vijnë si mysafirë.

Të jesh gjallë, të mos ndiesh mallNuk është paqe, është ndëshkimKur një zemër e do tjetrën,as në ndarje s’ka largimNë brendinë e zemrës së gjallëNdjenjat vijnë si mysafirëSa të gëzon një “mirë se erdhe!”Aq të dhemb një “lamtumirë!”Përtej gëzimit, përtej dhembjesGjallon shpirti që i ndien të dyjaEdhe në qofshim të arsyeshëmNë dashuri s’duhet arsyeja. ~ […]

Çdo çast i humbur quhet, kur s’jetojmë për çfarë duhet.

Sa herë zemrën nuk e njohaMa plagosi zemrën kohaDhe çdo çast i humbur quhetKur s’jetojmë për çfarë duhetMirë që koha shëron plagëtPor pa kohën plaga s’hapetPo s’më njohe dhe s’të njohaDi gjë ti, ç’na duhet koha? ~ Fatmir Muja

Në qofsh nga të diturit, bëhu dhe i urtë!

Ka taksiratlinjFatkeqë, jo të këqinjKur në gjemba ngulenDhembjes i përulenGjembat nuk i duanMe gjemba jetojnëAs nuk mund t’i nxjerrinPo as t’i durojnëNë qofsh nga të dituritBëhu dhe i urtëÇliroji nga gjembatMos u bëj i ngurtëDija nuk mjaftonPo s’pate urtësiE para pa të dytënËshtë veç fatkeqësiGjembat e nguliturTë gjithë mund t’i nxjerrinPor disa me nxjerrjenMë shumë […]

Nuk ka vende boshe, kur zemra është plot.

Të gjitha të djeshmetnuk vlejnë sa një “sot”Nuk ka vende boshe,kur zemra është plot.“Dje” nuk bëhet “sot”Çdo “sot” bëhet “dje”Ti je nga jovendi,Edhe pse vend ke. – Fatmir Muja

Po s’e vrave sëmundjen, të sëmurin do ta vrasësh.

Ruajtja e një fshehtësie nuk është gënjeshtërËshtë ilaç që s’duhet ta pijë dikush tjetërNëse je në qejf, je mire me gjithë botënNë zemër ke Diellin që ndriçon gjithë TokënNëse je pa qejf, bën mirë të mos flasëshPo s’e vrave sëmundjen, të sëmurin do ta vrasësh. ~ Fatmir Muja