DINI E IMANI

Ujin e zjarrin, Tokën e ajrin dhe krejt gjithësinë brenda e kam Të gjithëve u takoj por i asnjërit nuk jam Unë kurrë nuk kam lindur e as kurrë nuk vdes Por trupi im është lindur dhe për të vdekjen e pres Qefinin e bardhë e kam puthur kur veten e kam gjetur Kam ikur […]

DY

Kur të dy grinden, asnjëri s’binden Kur njëri qetësohet, tjetri dorëzohet Kur të dy zemërohen, të dy lëndohen Kur njëri fal, të dy shërohen Kur mund të jesh shërues dhe i shëruar A duhet të jesh lëndues dhe i lënduar? Ku do të arrish, po qe se je ndalur? Çfarë humbën në jetë ata që […]

KOMPASI

I ngulitur në Pikën që askujt s’i ngjan Vizatoj rrathët që janë të ngjashëm Çdo rreth i vogël mbetet brenda të madhit Po nuk pati të brendshëm, s’mund të ketë të jashtëm Nga pika filloj, tek pika mbaroj Çdo gjë që rrethoj, nuk e kufizoj Çdo rreth në botë e ka një mes Siç e […]

LULJA

Ndonjëherë pyetjet janë dhimbje e përgjigjet ilaç për t’u shëruar Ndonjëherë prania jote nuk çmohet deri sa ti të kesh munguar, Pergjigjet më të mëdha në jetë janë ato që mund t’i kthesh pa fjalë Ca zemra do ta ndiejnë mungesën tënde, atëherë kur shohin se edhe pa to ia ke dalë Fara jeton në […]

FJALËT E NJË KALORËSI (3)

Kam kohë që nuk jam dukur edhe pse kurrë s’jam zhdukur Me dhembjet e kohëve të shkuara, të sotmen e kam bërë të bukur Unë shfaqem mu atëherë kur nga bota harrohem Mund të urrehem e shahem, por s’mund të lëndohem Shumica e rënkimeve në botë që njerëzit i shfaqin Janë lëndimet e egove të […]

BURRI ME DY GRA

Mezi kam pritur ta rrëfej këtë gjë Është diçka që në heshtje më nuk mund ta lë Njëherë një burrë kishte dy gra Njërën Ahirete, e tjetrën Dynja Trupi e shpirti ia donte sevdanë Herë me Ahireten e herë me Dynjanë Bobo Haj medet, ç’e zuri belaja Se hiç Ahireten s’e donte Dynjaja E as […]