DY

Kur të dy grinden, asnjëri s’binden
Kur njëri qetësohet, tjetri dorëzohet
Kur të dy zemërohen, të dy lëndohen
Kur njëri fal, të dy shërohen
Kur mund të jesh shërues dhe i shëruar
A duhet të jesh lëndues dhe i lënduar?
Ku do të arrish, po qe se je ndalur?
Çfarë humbën në jetë ata që kanë falur?
Rruga do të hapet nëse do të ecësh
As vetes s’i duhesh nëse do të ngecësh
Udhëtimi s’fillon nëse s’ke lëvizur,
Po s’u nise tani, kur ke për t’u nisur?
Trupi dhe shpirti që pa takim ngelën
Do ikin nga bota pa ditur pse erdhën
Kur janë të ndarë, mbeten në dysh
Kur të dy bashkohen, kthehen në Njësh. ~ Fatmir Muja

Fatmir Muja 2015

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

QELIA

Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos

SHIJIM

Po nuk ndjeve mall,S’mund ta çmosh dashurinëUshqimin e shijojnë të gjithë,A mund ta shijosh urinë?Asnjëri s’e do gabiminTë gjithë e duan faljenËshtë lehtë ta shijosh

VAZHDO!

A ka mbetur gjë pa u thënë?A ke ngelur gjë pa u shkruar?S’ka të re asgjë mbi dheKrejt janë thënë, por s’kanë mbaruar.A ia vlen