Çdo gjallesë njeh ushqimin e vet, me gojë si ti ha, por si ti nuk flet.

Sado të jetë i vështirë Çasti i tanishëm është çasti më i mirë Sepse, çfarëdo që nga e shkuara mund të kujtosh Ky është çasti i vetëm ku mund të jetosh E djeshmja ka vdekur, por ti gjallë ke mbetur Në qumështin e jetës je ajkë e patretur Çasti që kaloi nuk është i rëndësishëm […]
VETËM KUSH S’TË DO, NUK KA KOHË PER TY

Kur rruga ka një zemër, rrugëtimi bëhet i gjallëS’mund ta ndiesh mungesën e të mos ndiesh mallLargësinë dashuria nuk e mat me syVetëm kush s’të do, nuk ka kohë per ty. ~ Fatmir Muja
Ndarja do të dhemb aq sa e ndien takimin.

Çdo gjë që rritet, ka diçka për vetëruajtjeJo të mos vuajë, por ta përballojë çdo vuajtjeNjë arrë e mbështjellë dy herë, stinëve u bën ballëLëvozhga e parë i vdes, por fruti i mbetet gjallëKush ia di vlerën vetes, njeh mbështjellësit e vetKush ia njeh vlerën fjalës, di edhe kujt i fletKush ia njeh vlerën shpirtit, […]
Ti s’udhëton në botë, në ty udhëton bota

Ti s’udhëton në botë, në ty udhëton botaÇdo gjë është për ty, asgjë s’është e jotjaE nëse për veten ende kohë s’ke gjeturMegjithëse je dritë, në errësirë ke mbeturDy herë në ketë botë askush nuk vjen dotKur do rrish me veten, nëse nuk rri sot? ~ Fatmir Muja
Udhëto me të tjerët, por qendro me veten!

Mos u nis i fundit, mos arrij i pari Fillimet dhe fundet nuk janë te shtegtari Mes teje dhe tjetrit kur nis krahasimin Egoja do trillojë fundin dhe fillimin Edhe pse pranë vetes edhe të tjerë ke Në rrugëtimin tënd ti i vetëm je Nga hapat e të tjerëve, gjurmët e tua s’mbeten Udhëto me […]
Nuk na takojnë ardhjet, as nuk na ndajnë ikjet.

Asgjë sikur ndarja nuk flet për praninëAsgjë sikur dhembja s’flet për dashurinëAsgjë sikur fundi s’ta kujton filliminAsgjë si gjynahu s’ta kujton pendiminFillimet dhe fundet veç për trupin janëNisje edhe mbërritje kurrë zemrat nuk kanëMë godit në zemër, më thellë të ndiej dhembjeÇfarë ka hyrë në zemër, do të rrijë në mendjeKur ndodhin takimet, të bukura […]
Një copëz nuk mund ta bëjë të tërën, por në mungesë të saj, mungon e tëra.

Ditët nuk vlerësohen me sa punë ke bërëPor me sa dashuri ke mbjell në punët e bëraNjë copëz nuk mund ta bëjë të tërënPor në mungesë të saj, mungon e tëra. ~ Fatmir Muja
Ç’i duhet dashuronjësit mendja, kur zemra e tij është plot?

Emrin e të dashurit të saj çdo zemër e përmend S’meriton të quhet “i dashur” ai që dashuria nuk e çmend E ç’i duhet dashuronjësit mendja, kur zemra e tij është plot Sado të fuqishëm të jenë trupat, gjumit s’i rezistojnë dot Megjithëse gjumi s’përdor forcën, trupat i dorëzohen Takimet me gjumin ndodhin, edhe kur […]
Me asgjë i lidhur e me Gjithçka i dashuruar

Në malin e gjakosur të zemrës Plagët mos i numëro Ngjitu në majen e tij Dhembjeve mos iu dorëzo Edhe kur të kesh zbritur Do mbetesh i lartësuar Bëhu me asgjë i lidhur E me Gjithçka i dashuruar Nuk mund të jetosh E të jesh i pasprovuar Të lehtat të duken të rënda Kur të […]
Diellit të Lumnuem emri nuk i duhet, Ai mbetet Ndriçues, sido që të quhet.

Pavetëdija të bën të vdekur, vetëdija të bën të gjallëPor Dashuria edhe në takim të bën të ndiesh mallPër vetëdijen tënde kur je i vetëdijshëmS’ka vend e as kohë që s’je i pranishëmPor ama vetëdija s’bëhet poeziNëse zemra jote rreh pa dashuriKoha dhe hapësira nuk janë dy gjëraPor duke thënë “unë”, je ndarë nga e […]
Më e bukur është ndarja se një takim që s’të gjallëron.

Çdo pikë shiu vdes kur nga retë ndahet ngjallet kur tokën takon, Në ekzistencë më e bukur është ndarja se një takim që s’të gjallëron. ~ Fatmir Muja
Leri germat në letra, në veten tënde udhëto!

Shih ç’i ka bërë Fryma baltës nga e cila trupi të është bërëLibrat flasin për copëza, ndërkaq ti je i TërëAto që gjithnjë i ke ditur, do t’i gjesh në fletët me germaFjalët mbeten të vdekura nëse nuk jetojnë në zemraToka dhe Shtatë Qiejt në ty janë dashuruar,Me pamjen tënde të jashtme veten e ke […]