FJALËT E NJË KALORËSI (1)

Para se të largohem nga bota, po t’i jap fjalët dhe lotët “Mos u zemëro!” – tha tri herë radhazi, ai që erdhi mëshirë për botët “Në botë jam si kalorësi që pushon nën hijen e nje druri pak, pastaj e braktis atë dhe ikën shpejt me vrap” Shumë perëndime të diellit në jetë të […]
TRËNDAFILI I ÇAMËRISË

Ah Trëndafil i Çamërisë Te Qafa e Botës u nda bota jonë E unë shumëherë u turpërova pranë fletës së bardhë Që m’u desh ta mbush me shkronjat e zeza të pafuqisë Shumë herë u turpërova nga dheu pa mëmë e mëma pa dhe Se njërën pa tjetrën se quaja dot mëmëdhe Një natë në […]
HIÇ
Gjaku udhëton në damarë derisa zemra pulson Kur zemra të ketë ndaluar, edhe gjaku ndalon Udha e udhëtari brenda teje ndodhet Trupi i lodhur fle, por zemra nuk lodhet Ashtu si zemra gjakun e bën të udhëtojë Ka diçka që zemrën e bën të pulsojë Më thuaj në gjumë ke ndopak vetëdije? Për gjërat që […]
VARGJE NGA BARIU I VETMUAR

Digju o qiri deri në agun e mëngjesit të ri Digju derisa lapsin me shkop ta ndërroj sërish i vetmuari bari Edhe nëse lapsi në vend të bojës është mbushur me gjakun e trupit tim Vargjet që shkruaj me të, një ditë botës do t’i sjellin gëzim Mos keni frikë nga shkopi me të cilin […]
LYPËS I PASUR

Harresa nuk e bën të pavlefshme të harruarën, por harruesin Kujtesa nuk e bën të vlefshme të kujtuarën, por kujtuesin Vetëdija nuk e bën të zgjuar të qenësishmen, por të vetëdijësuarin Mos pyet gjë për dashurinë, shihe të dashuruarin: Koha për të ka vdekur, veç zemra gjallë i ka mbetur Ai është lypës i pasur […]
ARKA

Atë që dashuria budalla e ka bërë Do ta gjesh më të mençur se një botë të tërë Kush gjeti shtëpinë në zemrën e tij E di se në botë është veç qiraxhi Qiranë e paguan veç me dashuri E zemrës së vet s’i bëhet borxhli Se shtëpia e huaj nuk bëhet e tij Të […]
SEXHDE

Mungesa është dëshmitare sa vlen prania në botë Ç’vlerë mund të ketë shikimi i syrit që s’pikon lot? Ç’vlerë mund të ketë dëgjimi, kur tingujt s’arrijnë në zemër? A do të ishe ky që je, edhe po të mos quheshe me këtë emër? Takohu me veten tënde se s’ka takim tjetër të rëndësishëm Ç’vlerë ka […]
O NJERI I MIRË!

O njeri i mirë! Nuk do të jesh i mirë për të gjithë Ashtu si mjalti që nuk do jetë i ëmbël për të sëmurët Edhe nëse je pafundësisht i mirë Nuk do të jesh i mirë për ata që s’e besojnë pafundësinë Edhe po u ngjite në majen më të lartë Edhe po u […]
KAFJA E TIRONËS

Kjo dynjo prej dritës mbahetDrita kurrë prej prushit s’ndahetE në prush kafja kur piqetMos me rujt, ene digjetMe u djegë kafja, ej vAllahMe u djeg zemra ō gjynahSe kur zemrën e merr flakaE humb’ shijen ene kafjaPo kush s’digjet, nuk bon dritëMo mirë djegun se pa shpirtKush s’e ndien ‘i herë flakënPa dashni ka me […]
RRËNJË E GJETHE

Ndarja e gjetheve nga pema dëshmon për bukurinë e takimitMalli i tyre për rrënjët shpalos fshehtësinë e degëzimitKur gjethet bien nga degët, te rrënjët prehjen gjejnëNga rrënja janë ushqyer, rrënjën e ushqejnë. ~ Fatmir Muja
NATËN E MIRË!

Kur ishe larg, afër të ndjeja, kur ishe afër nuk të gjeja, Vullkani i zemrës vlonte brenda qenies e zjarri i tij m’i digjte stinët pa ty Çdo ditë të shihja me zemër se s’të shihja dot me sy Në sofrën e tokës gatuaja duke përzier lotët me miell Edhe pse buka bëhet me shiun […]
TESBIHËT E HUMBUR

Bismilah! Lapsi që shkruan, dëshmi shkrimin ka Gjithçka mban një emër, por emri nuk është gjithçka Ti je qenia e vetme që të gjithë Emrat të janë mësuar Po s’jetove për t’u lartësuar, mbetesh i poshtëruar Prit! Nuk ke përse të ngutesh se ngutja të bën të vonohesh Nuk mund ta gjesh zemrën tënde nëse […]