PLESHTI I QENIT

Ku ka bindje, ka dhe grindje
Po ta them se mjaft heshta
Thanë kush fle natën me qen
Ditën do zgjohet me pleshta
Po s’prish punë, vazhdo qetësisht
Edhe nëse pleshti ngjitet
Kush do besnikërinë e qenit
Rri me pleshta, por nuk koritet
Se këto punë kështu janë shkruar
Ik e shko, po ku të shkosh?
Nëse je pa atë që do
Nuk ka vend që nuk është bosh
Edhe pleshti kështu e ka
S’kënaqet po ia dhe gjithë tokën
I kërcehet, i dëfrehet
Po ia dhe si dhuratë kokën
Tani ti pleqëroje vetë
Nëse ke çfarë të pleqërosh
Në qoftë dikush besniku yt
Duhet pleshtat t’ia durosh
Disa bindje janë shprehi
Ca të tjera shprehi krijojnë
Zemrën që ndien të vërtetën
Me gënjeshtra e sulmojnë
Në çdo grindje ka një bindje
Çfarë bëjnë bindjet, s’të bëjnë gënjeshtrat
Ti nuk mund të bëhesh plesht
Por të bëjnë të kërcesh si pleshtat. ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

QELIA

Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos

SHIJIM

Po nuk ndjeve mall,S’mund ta çmosh dashurinëUshqimin e shijojnë të gjithë,A mund ta shijosh urinë?Asnjëri s’e do gabiminTë gjithë e duan faljenËshtë lehtë ta shijosh

VAZHDO!

A ka mbetur gjë pa u thënë?A ke ngelur gjë pa u shkruar?S’ka të re asgjë mbi dheKrejt janë thënë, por s’kanë mbaruar.A ia vlen