KOKRRA E FUNDIT E SHEQERIT

Në sofër të ashkut, ku vetë ushqimi
I thotë ngrënësit “Faleminderit!”
Kishte ngelur në një gotë
Kokrra e fundit e sheqerit
Veç një pikë ëmbëlsie
Nga xheneti ra në dynja
Që atëherë asnjë ashik
Rehati në zemër s’ka
Kaq e shijshme kur është pika,
A thua si është Tërësia?
Kokrra mund të jetë e fundit
Por nuk ka fund ëmbëlsia
Për t’u ndier në botë një shije
Duhen dy, s’mjafton një
Kur shijuesi shijon ushqimin
E shijuara nuk është më
Kështu është dashuria
Sado që mund të kesh dije
S’të bën punë e as derman
S’bëhesh një, po s’ndjeve shije
Kokrra e fundit e sheqerit
U bë një me shijuesin
Siç u bë një poezia
Sapo e gjeti lexuesin
Sikur kokrra është dhe vargu
Çdokush do shijen e vet
Le t’i vijë fundi dynjasë
Veç i ëmbël le të jetë! ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

QELIA

Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos

SHIJIM

Po nuk ndjeve mall,S’mund ta çmosh dashurinëUshqimin e shijojnë të gjithë,A mund ta shijosh urinë?Asnjëri s’e do gabiminTë gjithë e duan faljenËshtë lehtë ta shijosh

VAZHDO!

A ka mbetur gjë pa u thënë?A ke ngelur gjë pa u shkruar?S’ka të re asgjë mbi dheKrejt janë thënë, por s’kanë mbaruar.A ia vlen