HESHT!

I pasur do të bëhesh
Kur ty s’do të të kenë gjërat që do t’i kesh
Sa më thellë të jesh zhytur
Aq më i pambytur do të jesh
Thellësitë janë të errëta
Perlat kudo nuk ndodhen
Disa kanë frikë nga errësira
Disa nga zhytja lodhen
Hesht siç ke heshtur në thellësi
Brigjeve mos ua shfaq dijen
Askush s’mund t’i kuptojë
Gjërat që s’ua ka ndier shijen. ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

QELIA

Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos

SHIJIM

Po nuk ndjeve mall,S’mund ta çmosh dashurinëUshqimin e shijojnë të gjithë,A mund ta shijosh urinë?Asnjëri s’e do gabiminTë gjithë e duan faljenËshtë lehtë ta shijosh

VAZHDO!

A ka mbetur gjë pa u thënë?A ke ngelur gjë pa u shkruar?S’ka të re asgjë mbi dheKrejt janë thënë, por s’kanë mbaruar.A ia vlen