DITA E FUNDIT

Ah!
Uji i takimit s’e shuan zjarrin e ndarjes
Pesha e gabimit s’e mund fuqinë e faljes
Këtu jam, i gatshëm nga ti për t’u ndarë
Nuk është dashuri nëse s’të bën për të qarë
Nuk është dashuri nëse s’të bën për të qeshur
Nuk është melodi nëse s’të bën për të heshtur
Netët e zeza të shpirit kandili yt m’i ka dëbuar
Ekzistencës i duhet çdo gjynahqar i penduar
Këtu jam, i gatshëm të ndahem me ty
Ndarja bëhet e bukur kur qesh me lotë në sy
Dita jonë e fundit s’është fundi i çdo dite
Por unë s’të përcjell dot, ashtu siç ti më prite
Një lamtumirë e pathënë më shumë se gjithçka dhemb
Sa shumë ka për t’u thënë aty ku për fjalë s’ka vend. ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.net 2017

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

QELIA

Po largohem nga qeliaAmanet e ke këtë letërFjalët do të mbeten të rejaKur letra të jetë e vjetërNë qelinë e dynjasëSi dritare ty të pataMos

SHIJIM

Po nuk ndjeve mall,S’mund ta çmosh dashurinëUshqimin e shijojnë të gjithë,A mund ta shijosh urinë?Asnjëri s’e do gabiminTë gjithë e duan faljenËshtë lehtë ta shijosh

VAZHDO!

A ka mbetur gjë pa u thënë?A ke ngelur gjë pa u shkruar?S’ka të re asgjë mbi dheKrejt janë thënë, por s’kanë mbaruar.A ia vlen