SA MUND TË DUROJË NJË PEMË, DËSHMON VETËM STUHIA

Nga ashku çahen farat dhe pemët mbi tokë gufojnë
Sado të degëzohen kah qielli, rrënjët kurrë s’i harrojnë
Të shumtat ngjyrosen nga stinët, të paktat stinët ngjyrosin
Por veç kur përballen me shtrëngatat, fuqinë e rrënjëve shpalosin
Në mungesë të stuhisë, kurrë s’do të dihej fuqia
Sa mund të durojë një pemë, dëshmon vetëm stuhia
Ka veç një mënyrë që pema nga sprova të jetë e ndarë
Të mos bëhet pemë, të mbetet veç farë. ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË

S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë