Ndjenjat e tua vlejnë, veç kur të kesh rënë në dashuri.

Ç’të duhen librat aman?
A duke lexuar dhembjes do t’i bësh derman?
Ti mund ta takosh në libra fjalën melhem,
Por, po nuk ia dhe trupit melhemin, plaga do të të dhemb
Ore, ti lexo se s’po të thotë kush të mos takohesh me germat
Por librat e hapur s’bëjnë derman, nëse nuk hapen zemrat
Po lexove zemërmbyllur, librat ta shtojnë budallallëkun:
është si t’i numërosh lekët e huaj, e largon dot fukarallëkun?
Po s’u bëre poezi vetë, kot që lexon poezi,
Ndjenjat e tua vlejnë, veç kur të kesh rënë në dashuri
E nëse me rënien në dashuri, s’e kupton se ti je dashuria,
Atëherë, edhe pse i lexove, s’ke marrë vesh gjë nga fjalët e mia. ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË

S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë