KUR NUK DI, ASKUND S’TË DHEMB

Vdis çdo natë, ngjallu çdo ditë
Nga askush asgjë mos prit
Zemra jote ka çdo stinë
Nuk të le ta ndiesh vetminë
Pritja është veç një mendim
Ku s’ka ndarje, s’ka takim
Ah ta dije që je Një
S’do të ndaheshe nga asgjë
Se me gjysma kush jeton
Si gjysmë botën e vështron
Tmerr më të madh s’ka në botë
Ta besosh gjysmën për të plotë
Kur nuk di, askund s’të dhemb
Askush s’merr ilaç për mend
Qesh pra qesh, ç’të bësh tjetër?
Diçka të re thotë fjala e vjetër:
Mos rri këtu, ik mbaro punë
Ti s’ke kohë aq sa kam unë
Mua më gjen këtu gjithmonë
Shko tani, hajde më vonë! ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË

S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë