Njeriut i është dhënë zotësia të miqësohet me të gjitha gjallesat në tokë dhe të mbizotërojë mbi to, mirëpo, sado miqësi e dashamirësi të na shprehin gjallesat e tjera, nuk mund të na buzëqeshin. Megjithëse ndërtimi anatomik i frymorëve të tjerë ka të gjitha atributet fizike për ndryshimin e formës së buzëve, ata nuk ia dalin t’i qeshin njeriut, pavarësisht se ç’lloji dresure mund t’i nënshtrohen. Fati tragjik i një qenieje njerëzore është të divorcuarit e fytyrës së saj nga buzëqeshja. Jeta nuk është emër, por folje dhe ne gjuhësisht jemi familjarizuar me të gjitha foljet më shumë se me foljen “njerëzoj”! Le të njerëzojmë! ~ Fatmir Muja

ASGJË NUK MUND TË TË PLOTËSOJË PËRVEÇ ZBRAZËTISË
Asgjë nuk mund të të plotësojë përveç zbrazëtisë. Egoja nuk mund ta durojë boshllëkun dhe shpërfilljen sepse dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe